Kryeministri Kurti pret në drekë pune kryediplomatin grek, ZKM tregon se çka biseduan
Kurti pret në drekë pune ministrin grek, ZKM tregon se çka biseduan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë drekë është biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Kurti me Dendias ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës “dhe aspiratat për integrimin e mëtutjeshëm në organizatat ndërkombëtare”.
“Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.
Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.
Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.