Ngjarje
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në New York
Një avion i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente në New York kur kapiteni i saj, Ilcehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe ndërroi jetë. Avioni ishte nisur nga Seattle me destinacion Stambollin.
Kompania ajrore njoftoi në rrjete sociale se: “Pas ndihmës së parë mjekësore që iu dha pilotit, e cila nuk funksionoi, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një bashkëpilot, vendosi të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht, kapiteni ynë vdiq para uljes”.
Fluturimi u devijua për në New York dhe janë bërë procedurat e nevojshme që pasagjerët të udhëtojnë drejt Turqisë.