Interesante

“Ѕhtëрia më takon mua”, thoѕhte njëri vëlla.. “Mua ѕe jam fëmija i madh”, thoѕhte tjetri… Вabai qeѕhi me të madhe

Debati për ndarjen e pronës dhe të tokës po vazhdonte mes dy djemve të Sedit dhe mosmarrëveshja se kujt i takonte shtëpia sa vinte e thellohej.

Një ditë të dy vëllezërit po ziheshin aq shumë saqë ishin gati ta zhduknin njëri-tjetrin në çdo moment. Kur Sedi i pa kështu, qeshi me të madhe.

Duke parë të atin duke qeshur ashtu, të dy vëllezërit e harruan zënkën dhe e pyetën babanë se përse po qeshte.

Babai tha: “Ju po ziheni aq shumë për një copë tokë të vogël. Ejani me mua dhe unë do t’ju tregoj një thesar të paçmuar.Por me një kusht, nëse vazhdoni të ziheni, atëherë unë nuk do t’ju çoj të dy tek thesari.”

Të dy djemtë bënë një marrëveshje për thesarin, se çfarëdo që të ndodhë, ata nuk do të ziheshin dhe do të shkonin në udhëtim me babain.

Pasi u larguan nga shtëpia, të dy djemtë hipën në autobus me babain e tyre. Ata udhëtuan për rreth dhjetë orë dhe më pas arritën në një fshat.Sedii shkoi pastaj në një rezidencë shumë të madhe, e cila ishte e shkretuar nga të gjitha anët. Kur hynë në brendësi, Sedi pa që pëllumbat kishin bërë foletë e tyre në shumë vende të asaj shtëpie të madhe.

Duke parë këtë, Sedi u ul duke qarë.Djali pyeti: “Çfarë ndodhi? Pse po qan baba?”Duke qarë, ai tha: “Thjesht shikoni me kujdes këtë rezidencë, kujtoni fëmijërinë që keni kaluar këtu…

Ndoshta ju nuk e mbani mend, por kur ishim të rinj unë kam debatuar shumë me vëllain tim të madh për këtë rezidencë. Në atë kohë fitova, mora këtë rezidencë, por humba vëllanë tim përgjithmonë, sepse ai ndërpreu lidhjet me mua dhe u largua për të jetuar në një vend të largët. Pastaj koha ndryshoi dhe një ditë u desh që edhe ne të largoheshim nga kjo rezidencë.”

Djemtë po dëgjonin me vëmendje…Pikërisht atëherë babai pyeti: “Bir, më thuaj në cilën ndenjëse ishim ulur kur erdhëm këtu? A do të ishte ajo karrige e jona përgjithmonë?

Të dy djemtë i thanë së bashku: “Si mund të jetë vendi i autobusit i joni përgjithmonë? Udhëtimi i autobusit vazhdon dhe pasagjeri në ndenjëse vazhdon të ndryshojë…

E gjitha çfarë na takon pra nga ajo karrige na takon për pak kohë…!”

Babai qeshi dhe më pas me lot në sy, tha: “Kjo është ajo që po mundohem të të shpjegoj… Se çdo gjë që është e jotja është e jotja për pak kohë. Para jush pronari i saj ishte dikush tjetër, për një kohë jeni ju dhe pas kësaj dikush tjetër do të jetë pronar i saj.

Bijtë e mi të dashur, kini parasysh vetëm një gjë se për këtë pronësi të shkurtër, nuk duhet të sakrifikoni marrëdhëniet tuaja të çmuara.

Nëse në jetë vijnë tundimet e parave, atëherë kujtoni në atë kohë gjendjen e kësaj rezidence, mbani mend se edhe në vende të tilla, një ditë pëllumbat bëjnë folenë e tyre…

Mos harroni atë ndenjësen e autobusit, pasagjerët e të cilit ndryshojnë çdo ditë… Mos e sakrifikoni marrëdhënien tuaj për atë vend.Të dy djemtë i kuptuan fjalët e babait dhe i zuri pendesa, dhe u përqafuan dhe duke kërkuar falje njëri tjetrit.

Mësimi:

Çfarëdo pasurie që kemi, gjithçka që është e jona, është e jona vetëm për pak kohë… pas një kohe pronari ndryshon… Mos humbisni asnjë marrëdhënie të çmuar çështje pasurie.

Çfarë na duhet një copë tokë më shumë kur skemi me kë të fqinjërojmë, çfarë na duhet një dhomë shtëpie më shumë kur s’kemi vëllanë apo motrën për të festuar bashkë. Çfarë na duhet oborri i madh kur nuk na vjen njeri për shoqëri.

Lidhjet shoqërore, fisnore, dhe familjare janë më të forta dhe më të rëndësishme se pasuria e tepërt materiale.

Related Articles

Back to top button