Ngjarje

Therren me thikë tre të mitur në Istog, njëri lëndohet rëndë

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar tre persona të mitur në Istog, pasi të njëjtit dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë peronin tjetër.

Pas sulmit i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pastaj i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht  me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Related Articles

Back to top button