24 vite nga ekzekutimi i vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i DASh-it kërkon drejtësi për ta

Janë bërë 24 vite që kur në Serbi u ekzekutuan Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi.
Sot e asaj dite, familja Bytyqi nuk ka gjetur akoma qetësi, teksa autoritetet serbe të drejtësisë nuk kanë bërë akoma diçka për zbardhjen e këtij rasti.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në 24 vjetorin e vdekjes së vëllezërve Bytyqi, të cilët kishin shtetësi amerikane, i ka bërë thirrje Serbisë që të hetohet ky rast.
“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan në paraburgimin e policisë serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë” ka thënë zëdhënësi i DASh-it./Indeksonline/
24 years ago, U.S. citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were executed in Serbian police custody. We again call on Serbia to fully investigate this case and hold accountable those who committed and covered up this brutal act. We will continue that call until justice is served.— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 7, 2023



