Ngjarje
30-vjeçarja në Milot që bën “punë burrash”: Më përbuzin, por do ushqej fëmijët e mi

Zana Lleshi është nënë e 5 fëmijëve. Nevoja për të ushqyerit të vegjlit e saj detyroi gruan nga Miloti të bëjnë një punë që në vendin tonë e bëjnë vetëm burrat. Është punësuar tek një lavazh pranë shtëpisë së saj.
30 vjeçarja tregon se paragjykohet shumë dhe nga gjinia e saj. “ Edhe fëmijë mi shajnë. Unë kam dalë për bukën e gojës jo për gjë të keqe. Ka shumë që më përbuzin ka dhe gra që qeshin kur më shohin. Bëj sikur si shoh, një sy e mbyll dhe tjetrin e lë hapur. Do punoj për fëmijët e mij ti mbaj mirë se më ka sjellë Zoti 5 mrekulli. Deri të vdes do mundohem t’i mbaj.” Nuk përjashtohen dhe rastet e njerëzve, që e respektojnë dhe ndjejnë keqardhje për të. “Ka raste që më respektojnë ju vjen dhe keq e më japin dhe lekë.”



