Ngjarje

54-vjeçari rrahet me gruan e tij 28-vjeçare, bëhen për spital – Policia i arreston të dy

Dhuna dhe telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur. Gratë vazhdojnë të mbesin viktimat më të shpeshta, por ka edhe raste kur bashkë me bashkëshortët përfshihen në përleshje dhe për pasojë përfundojnë në Polici si të dyshuar.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë, të cilët bashkëjetojnë janë përleshur keq me njëri-tjetri pas një mosmarrëveshje verbale që kanë pasur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri i dyshuar 54-vjeçar dhe partnerja e tij 28-vjeçare janë rrahur me grushte e shishe dhe kanë pësuar plagë në disa pjesë të trupit, për çka janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Të njëjtit pas marrjes së ndihmës në spital janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve kanë rrëfyer atë që ka ndodhur dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, me ç’rast ua ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Related Articles

Back to top button