Shendeti

86 mijë doza të vaksinave COVAX arrijnë në Kosovë

86 mijë doza të vaksinave variant-kontrolluese COVAX kanë arritur në Kosovë.

Për këtë ka shkruar edhe Seth Berkley, shefi ekzekutiv i institucionit që synon t’ua mundësojë shteteve të varfra qasjen në imunizim, Gavi – Aleanca e Vaksinave.

“86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX   kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe për të parën prej shumë dërgesave të COVAXit për t’u dhënë shteteve qasje në mjetet më të avancuara në dispozicion për ta luftuar COVID-19-shin”, ka shkruar Berkley.

“Kjo bazohet në punën e COVAXit përgjatë vitit të fundit për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta në zhvillimin e programeve përforcuese. 80 shtete dhe territore AMC tashmë kanë filluar me këto programe, duke ua siguruar popujve të tyre mbrojtjen më të mirë kundër një rishfaqjeje të pandemisë”.

Related Articles

Back to top button