Ngjarje

Flamuri i UÇK-së valëvitet nëpër Gjilan: Mediumi serb “shqetësohet” dhe flet për “tensione”

Flamuri i shenjtë i UÇK-së vazhdon të valëvitet lirshëm nëpër Kosovë. Njëjtë ndodhi së fundmi edhe në Komunën e Gjilanit, ku disa flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur nëpër qendër të qytetit, raporton Paparaci.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer – natyrisht – mediumit serb “Novosti”, e cila të të martën shkroi se “prania e flamurit të UÇK-së nuk është e këndshme”, pasi sipas tyre “tensionet nga veriu po lëvizin drejt jugut të Kosovës”.

Ky medium thotë se arsyeja e vendosjes së flamujve të UÇK-së nëpër qytet ndërlidhet me shënimin e 24-vjetorit të rënies së luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.

“Sipas serbëve të këtij rajoni, varja e flamujve ndoshta lidhet me aktivitetet e fundit të veteranëve të UÇK-së dhe protestën e tyre të madhe në Prishtinë që u mbajt së fundmi”, thuhet në artikullin e mediumit serb, ku fjala është për marshin për Drejtësi, që u organizua nga platforma “Liria ka emër”, të dielën e kaluar.

Atë ditë u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë si të akuzuar për krime lufte.

Përveç kërkimit të drejtësisë, po në të njëjtën ditë flamuri i UÇK-së dhe ai i Shqipërisë ishin vendosur kudo nëpër sheshet e Prishtinës.

Related Articles

Back to top button