Ngjarje

Konjufca në Tiranë: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën, ajo po na lufton pa zgjedhur mjete

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, ka thënë se 28 nëntori është i Shqipërisë po aq sa është edhe i Kosovës.

Konjufca ka thënë se vetëm të bashkuar do të mund t’i mbrojmë interesat jetike të popullit shqiptar.

Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftoj shtetin e Kosovës si nga brenda edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës.

“Bota sot është me pasigurt se dje për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. I vetmi shtet në Evropë që mbetet i lidhur me Rusinë është Serbia. Ajo na lufton nga brenda e jashtë pa zgjedhur mjete, dhe synimi i vetëm i saj është destabilizimi i Kosovës. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria-Kosova aq më lehtë do ti mbrojmë interesat jetike të kombit tonë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca përmendi edhe heroin kombëtar Adem Jashari, dhe shumë figura tjera politike e historike që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës.

“Lufta e lavdishme çlirimtare e popullit tonë e largoi okupatorin serb nga Kosova dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë”, tha Konjufca.

Related Articles

Back to top button