“Kosova, histori suksesi” – Kurti takon ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
“Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.
Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, thuhet se “Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu”./GazetaSinjali



