Ngjarje

Rasti i VisaMetric-ut, reagon Ambasada Gjermane- Zbulohet kush do rimbursohet nga ata që kanë paguar postën

Tema e kompanisë Visametric, për të cilën ka raportuar Nacionale vazhdimisht, është një nga çështjen më të komentuara ditët e fundit. Pas lirimit për t’u mbrojtur në liri të pronarit të Visametric për shkak të 15 mijë eurove dorëzani, ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë.

Në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë thuhet se ambasada është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza VisaMetric, duke shtuar se po e ndjek me vëmendje procesin gjyqësor ndaj tij.

“Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqën e saj të internetit.” – thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i Ambasadës:

Ambasada është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të VisaMetric dhe, me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj tij.

Pasditën e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë. VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij. Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme. Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen.Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqën e saj të internetit.

Related Articles

Back to top button