SHSKUK: Të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pesëvjeçaren
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka kërkuar të merren masa ndaj logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se e ka keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e cila ishte me autizëm.
Për SHSKUK-në veprimet të tilla janë të dënueshme.
“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”.
“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e papranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.
Gjithashtu u raportua se logopedi gjilanas kishte punuar edhe pa licencë të punës, për çka Shërbimi Spitalor thotë se lëshimi i tyre është kompetencë e odave përkatëse dhe s’është përgjegjësi e tyre.
“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”.
Reagimi i plotë nga SHSKUK:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, gjatë gjithë ditës është përgjigjur në interesimin e medieve, në lidhje me rastin e u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL).
Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.
Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.
Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet.
Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.
Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj.