Ngjarje

Pavarësisht tensioneve, Agim Bahtiri mysafiri i parë i kryetarit të Zubin Potokut, ia uron detyrën e re Izmir Zeqirit

Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është mysafiri i parë në zyrën e kryetarit të ri të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, raporton Gazeta Online Veriu info.

Pavarësisht tensioneve Bahtiri ka hyrë në komunën e Zubin Potokut për ta uruar kryetarin Zeqiri.

Bahtiri ka theksuar se kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunen të cilën e udhëheq.

Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin.
Urime e shumë suksese kryetar!

AB

Related Articles

Back to top button