Ngjarje

Kurti zhvillon telefonatë me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë siguri në zyrat e kryetarëve të zgjedhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

I pari i qeverisë nëpërmjet një statusi në Twitter, ka njoftuar se në telefonatë është theksuar qëllimi “i vetëm” i qeverisë, i cili është të ofrojë siguri në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave.

Ndër të tjerash, ai ka shprehur angazhimin e tij me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë./GazetaSinjali

Postimi i plotë:

Pata një telefonatë me Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me MB-në dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë.

Related Articles

Back to top button