Ngjarje
Serbët u ofrojnë kafe ushtarëve të KFOR-it, ata ia refuzojnë (VIDEO)

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar ky qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur për të protestuar para komunave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
KFOR-i tanimë po monitoron situatën dhe ka krijuar kordon edhe në Leposaviq për t’i mos i lejuar ata të futen brenda objektit të komunës.
Por, provokimet nuk po mungojnë as për ushtarët e KFOR-it, ku veçse është publikuar një video në rrjete sociale derisa një protestues serb “dëshiron” t’i shërbejë ata me kafe, por që ata e refuzojnë, ndërsa i njëjti person vazhdon e pinë para ushtarëve kafenë.



