Reagon edhe Vuçiq pas tensioneve në veri, krahason Kurtin me Zelenskyy

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës.
Për mediat serbe, Vuciq ka gjetur kohë të flasë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se ëndërr e ka të bëhet si presidenti ukrainas, Volodymyr ZelenskyyZelenskyy.
“Kurti falë veprimeve provoku e se dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme, ka shkaktuar pasiguri dhe frikë te serbët, por nuk dëshiron të tërhiqet, pasi ëndërron të jetë Zelenskyy (presidentin i Ukrainës)”.
Sipas kokës së tij, provokimet e Kurtit kanë sjellur këtë situatë të tensionuar, e cila sipas presidentit serb, do të vështirë se asnjëherë në Kosovë.
“…situata më e vështirë në Kosovë do të vijojë. Diçka që nuk e kemi parë deri më tani, e gjitha kjo falë ‘veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit’.
Unë e di se ky (Kurti), i cili shkaktoi gjithçka, nuk dëshiron të tërhiqet, sepse dëshiron dhe ëndërron të jetë një (presidenti ukrainas Vladimir) Zelensky”, ka thënë Vuçiq në një intervistë.
Ai ka përmendur kinse bisedat që ka pasur me ndërkombëtarët duke thënë se ata ia kanë shprehur shqetësimin e tyre.
“…kam marrë mesazhe nga disa ambasadorë dhe përfaqësues evropianë që janë shumë të shqetësuar për ngjarjet (në veri të Kosovës), më pyetën se çfarë mendoja, thashë se jam po aq i shqetësuar sa ju dhe shumë më tepër sepse bëhet fjalë për ne”, ka shtuar Vuçiq



