Ngjarje

Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it jep alarmin: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

Një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.

Siç shkruan Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”, përcjell Gazeta Express.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Gazeta Express ka mësuar se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.

Related Articles

Back to top button