Ngjarje

Konfirmohet: 11 ushtarë të KFOR-it italianë të lënduar, tre në gjendje të rënd

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas tensioneve në veri, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar.

Ai theksin e ka vënë te ushtarët e KFOR-it italianë 11 prej të cilëve u lënduan – dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Related Articles

Back to top button