Ngjarje

Sipas Mirenës, Kurti po dëshiron që dikush ta rrëzojë dhe të rikthehet me populizma

Mirena: Kurti po dëshiron ta rrëzojnë, opozita të mos bie në grackë

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka thënë se opozita nuk duhet të rrëzojë qeverinë Kurti pa garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nuk do të përsëritet situata që ndodhi me rrëzimin e qeverisë Kurti I.

Sipas Mirenës, Kurti po dëshiron që dikush ta rrëzojë dhe të rikthehet me populizma.

Mirena e ka krahasuar Kurtin me politikanin shqiptar, Sali Berisha i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA-të.

Ky është postimi i tij:

Opozita nuk do duhej te futet ne kurrfare makinacionesh per rrezimin e Qeverise Kurti.
Jo, pa garancione nga bashkesia nderkombetare qe nuk do t’perseritet situata si ne rrezimin e Qeverise Kurti I, jo qe me pas te shohim ndonje grua ambasadori t’i rraplloje tenxheret neper ballkone bashke me Fitore Pacollin.
Krejt çka po do Kurti eshte qe dikush ta rrezoje, e pastaj ky me u rikthy prap me populizma per veshte e budallve, dhe vendit me i vazhdu kjo agoni pafundesisht…
Nese nuk i gjendet nje çare, si Sali Berishes, kete duhet lene te fundoset ne batakun qe e ka kriju.
Le t’vetfundoset, jo ta fundose dikush tjeter. Sepse, kete po e pret…

Related Articles

Back to top button