Babë e bir mbesin të vdekur e pesë të tjerë plagosen pas të shtënave me armë në ceremoni të diplomimit në një shkollë

Dy persona kanë vdekur e pesë të tjerë janë lënduar në një sulm me armë që ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit në një shkollë të lartë në Richmond të Virginias të martën, raporton BBC.
Të shtënat jashtë “Teatrit Atria” detyruan nxënësi që të vraponin për jetë. Zyrtarët e shkollës thonë se sulmi ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit për Shkollën e Lartë të Huguenotit.
Një ceremoni tjetër diplomimi e paraparë të martën u shty ndërsa është anuluar mësimi për të mërkurën.
I vdekur mbeti një 18-vjeçar që po diplomonte, dhe babai i tij 36-vjeçar. Nuk janë treguar identitetet e tyre.
Ndërkohë i dyshuari 19-vjeçar është arrestuar, ka njoftuar shefi i Policisë së Richmondit, Rick Edwards.
Një person tjetër i armatosur u arrestua, por Policia thotë se është konstatuar se ai nuk ishte pjesë e sulmit.
Të shtënat ndodhën në Parkun Monroe pasi që ceremonia e diplomimit në kampusin e Universitetit “Virginia Commonwealth” përfundoi.



