Gjendet çifti gjerman që humbi në Malet e Gjeravicës, gjendja e tyre është e mirë (VIDEO)

Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës ka arritur që të gjejë çiftin gjerman të cilët humbën në Malet e Gjeravicës.
Isuf Krasniqi nga kjo shoqatë ka thënë se një nga anëtarët është nisur i vetëm nga vendi i quajtur Gropa e Erenikut deri në pikën ku i kanë gjetur gjermanët.
“Ishin dy persona, një çift. Në orën 21:40 i kam gjetur tek lokacioni Qafa e Kusarit, menjëherë pas Malet së Gjeravicës”.
“Unë e kam parë llampën e turistëve të cilët kanë bërë me shenj dhe kam shpejtuar për të arritur deri tek ta”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Tutje, anëtari i Shoqatës për Kërkim Shpëtim tha se në momentin që ka arritur tek çifti gjerman, ata janë ndjerë të lumtur, pasi sipas tij, të njëjtit ishin nën panik, por tashmë gjendja e tyre është mirë./KlanKosova



