Çitaku: Kosova nuk i takon një njeriu, e ardhmja e saj nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk po kontestohet nga aleatët tanë, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në pikëpyetje po vihet e ardhmja euroatlantike e vendit tonë, se çfarë Kosove duam për fëmijët tanë, të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO.
Ajo ka shtuar se e ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota dhe se Kosova nuk i takon një njeriu.
Postimi i saj i plotë:
Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.
Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.
Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?
Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti.
E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.



