Ngjarje
Detaje ekskluzive: Ja si ndodhi kidnapimi i policëve kosovarë nga policia serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës

Veriu.info sapo raportoi ekskluzivisht për kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga policët serb.
Kështu ka mësuar gazeta nga burimet e saj.
Këto burime bëjnë të ditura se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00 dhe kidnapimi i policëve kosovarë ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Saktësisht rasti ka ndodhur 200 metra brenda territorit të Kosovës në Leposaviq tek rrugët ilegale që ia ka bllokuar policia e Kosovës.



