Ngjarje
Arben Muli heroit i ditës në Vushtrri: Shpëtoi një fëmijë pasi ra në gropën me ujë

Qyteti i Vushtrrisë po përballet me një gjendje të rënd pas reshjeve të mëdha të shiut.
Përveç dëmeve të mëdha në disa momente po rrezikohet edhe jeta e njerëzve.
Dje një fëmijë derisa ishte duke ecur pranë lumit Tërstena, u shemb toka duke rënë posht në një gropë që u hap papritmas.
Kjo gropë ishte ngjitur me lumin dhe e mbushur me ujë, ku përfundimi do të mund të ishte fatal për nxënësin vushtrrias.
Fatmirësisht në ato momente reagoi vushtrriasi Arben Muli, i cili ka afër lokalin e tij, ku vrapoi shpejtë dhe arriti ta nxjerr nga gropa, duke ia shpëtuar edhe jetën nxënësit nga Vushtrria.



