Ngjarje
Kurti: Për takimin në Bruksel do të vendosi pasi ta kuptoj gjendjen e tre policëve të rrëmbyer

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se është njoftuar për një takim të radhës në Bruksel që sipas tij mund të mbahet më 22 ose 23 qershor.
Megjithatë ai tha se është ende i pavendosur nëse do të marrë pjesë në këtë takim.
Kurti u shpreh se do të presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës, aty ku po mbahen tre policët kufitarë.
Sipas tij, pasi të informohet se si janë policët, do të marrë vendim nëse do të shkojë në takimin në Bruksel.



