Ngjarje

RTS: Rreth 700 kamionë nga Serbia po presin të hyjnë në Kosovë

Rreth 700 kamionë janë duke pritur në parkingje nga Kraleva deri në Jarinjë, për të hyrë në territorin e Kosovës, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë.

Kamionëve me mallra nga Serbia u është ndaluar hyrja në Kosovë, në një masë që mori Qeveria e Kosovës pas kidnapimit të tre policëve kosovarë në Leposaviq nga forcat serbe më 14 qershor.

Shoferët e kamionëve u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të lejohet kalimi. Ata kanë thënë se nuk u intereson politika dhe po ashtu as se çfarë targa kanë kamionët.

Shoferët e kamionëve me targa serbe kanë bllokuar rrugët që çojnë nga Serbia drejt pikave kufitare me Kosovën në shenjë proteste ndaj.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka rekomanduar të gjithë qytetarët që vinë drejt Kosovës të mos kalojnë nëpërmjet Serbisë, por t’i drejtohen pikave tjera kufitare, ndër to atyre me Maqedoninë e Veriut.

Shkaku i tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka ftuar këtë javë një takim për menaxhim të krizës.

Related Articles

Back to top button