Ngjarje

EKSKLUZIVE: Trupi i një personi nxirret nga Liqeni Akumulues, dyshohet se s’pati shenja jete

Pak minuta më parë një trup që dyshohet se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.

”Mitropol” ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.

Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë të cilën e bënë bartjen në spital.

Ende nuk dihen rrethanat se si personi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur përfundoi në ujërat e liqenit artificial i cili në pjesën veriore të tij furnizohet nga lumi Ibër.

Related Articles

Back to top button