Hulumtuesja amerikane: Vuçiq do të humb mbështetjen perëndimore, fuqia e tij do të bie

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit politike në rajon, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie.
Ajo është shprehur e shqetësuar me gjendjen e lirisë së shprehjes në Beograd derisa ka thënë se po bëhet si në Bjellorusi.
“Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirisë në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Çfarë tjetër mund të presësh nga mentori i Millosheviqit që është në pushtet tani. Vuçiq përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm”.
Stradner tutje tha se Vuçiq është person jashtëzakonisht i prirur nga egoja dhe i mllefosur, i cili vuan nga kompleksi i epërsisë.
“Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo.



