Ndryshimet që ndodhin në organizëm pas lënies së duhanit
Lënia e duhanit mund të jetë një sfidë e vërtetë, por njerëzit që kanë këtë varësi duhet të kenë një plan të zhvilluar mirë dhe duhet të bëjnë shumë përpjekje nëse duan të kenë sukses. Ajo që është interesante është se duhen vetëm disa orë për të parë ndryshimet.
Pra, sa më shpejt të ndaloni duhanin, aq më shpejt do të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve serioze, si kanceri, sëmundjet e zemrës ose mushkërive dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga duhani. Sipas Medical News Today, vetëm 20 minuta pasi e keni lënë duhanin, presioni i gjakut kthehet në normalitet dhe qarkullimi fillon të përmirësohet.
Cigaret përmbajnë shumë toksina, duke përfshirë monoksidin e karbonit, i cili mund të jetë fatal në doza të mëdha dhe parandalon oksigjenin të arrijë në mushkëri dhe gjak. Kështu, 12 orë pas ndërprerjes së duhanit, trupi do të eliminojë monoksidin e tepërt të karbonit dhe niveli i oksigjenit në trup do të rritet. Ju gjithashtu do të flini më mirë, pasi duhanpirësit kanë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të gjumit sesa jo duhanpirësit.