“Asnjë pazar, vetëm kthim dinjitoz dhe i menjëhershëm” – Thirrje e prerë nga Holanda për policët e kidnapuar

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar presion nga BE-ja dhe partnerët perëndimor që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.
Reuten, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me policët e kidnapuar nuk duhet të bëhet pazar, por të sigurohet kthimi dinjitoz dhe i menjëhershëm.
Më tej, ai tha se “Urgjentisht tani nevojitet presioni maksimal i koordinuar nga BE-ja dhe partnerët, për t’i kthyer ata në familjet e tyre sa më shpejt”.
“Asnjë pazar, vetëm kthim dinjitoz dhe i menjëhershëm i tyre”, ka shkruar ai.
Të enjten e 14 qershorit policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.
Lirimin e menjëhershëm të policeve e ka kërkuar SHBA dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it./Sinjali
🇪🇺🇷🇸🇽🇰 More than a week passed since the kidnapping of 3 Kosovo police officers. Beyond unacceptable.
Maximum coordinated pressure from EU and partners urgently needed now, to return them to their families asap. No bargaining, just their dignified and immediate return. https://t.co/qRMZi7UnvE— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) June 22, 2023



