Ngjarje

Haxhiu: Qeveria Kurti nuk tërhiqet nga mbyllja e Klan Kosovës e në anën tjetër tërhiqet nga veriu duke u marr vesh me Vuçiqin për zgjedhje të reja

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për vendimin e ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, shkruan Veriu.info.

Haxhiu ka kërkuar urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për ta diskutuar këtë vendim, si dhe ka kërkuar shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari për shkleje të Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti nuk tërhiqet nga mbyllja e Klan Kosovës e në anën tjetër tërhiqet nga veriu duke u marr vesh me Vuçiqin për zgjedhje të reja!

Nuk mundet as nuk guxon në një shtet demokratik motra e nje deputeti në emër të Qeverisë me mbyll një televizion.
Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për vendimin e ARBK-s dhe për të kërkuar shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari për shkleje të Kushtetutës, cenim të lirisë së medias dhe nderhyrjes së saj në vendimarrjen e institucioneve të pavarura.
Qeveria të sqaroj përse e gjithë kjo dramë për të mbajtur sërish zgjedhje në veri.
Çka do t’i thotë Albin Kurti nesër Lulzim Hetemit, se jam marr vesh me Vuçiqin që ti me dhanë dorëhqje?!

Kushtetuta e Kosovës
Neni 42 [Liria e Medievel
1.Garantohet lira dhe pluralizmi i medieve.
2.Censura është e ndaluar!

Related Articles

Back to top button