Ngjarje

Konfirmohet vdekja e një fëmije nga përmbytjet në Pejë, dy persona në intensivë

Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka konfirmuar vdekjen e një fëmije nga përmbytjet në Pejë.

Ai për Gazetën Express tha se edhe dy të tjerë janë në intensivë duke u trajtuar.

“Konfirmojmë se një fëmijë rreth moshës 5 vjecare ka vdekur. Dy të lënduar janë në intensivë”, tha Ibraj.

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Burime të Klankosova.tv brenda policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një fëmijë që ka humbur jetën.

Kujtojmë se sonte, qyteti i Pejës është përballur me vërshime të mëdha, ku i tërë qyteti është bllokuar nga uji pas reshjeve të dendura të shiut/KlanKosova

Related Articles

Back to top button