Ngjarje
Kurti reagon pas lirimit të policëve: Jemi të gëzuar por duhet dhënë përgjegjësi për agresionin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer në veri.
Kurti megjithatë ka thënë se ky rrëmbim konsiston në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Andaj, ka kërkuar që agresioni serb të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.



