Ngjarje

Krejt çka ndodhi nga shpërthimi mbrëmë në veri

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Raportohet se pas shpërthimit, ekipet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar një pjesë të rrugës në atë lagje.

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se nga shpërthimi janë dëmtuar dy vetura të policisë.

Sipas tij, shpërthimi është dëgjuar në këtë vendbanim rreth orës 22:30.

Ai po ashtu konfirmon se përveç dëmeve materiale në këto vetura zyrtare, nuk ka të lënduar.

Related Articles

Back to top button