Ngjarje

Këshilltari i Bislimit fajëson Lushtakun: Ai e bëri sulmin e parë ndaj Kurtit, këtu fillon eskalimi

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislim, ka dalë me reagim pasi sot pati përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës.

Parparakisht, ai thotë se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e gjuajti me ujë kryeministrin Albin Kurti.

Pas saj, ai thotë se Lushtaku sulmon në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi.

“Pra sulmin e parë, edhe ndaj Kryeministrit, edhe ndaj zëvendëskryeministrit e bën deputeti Lushtaku. Këtu fillon eskalimi”, pretendon Kadiu, në një postim në Facebook.

“Aty pastaj nisin sulmet edhe më të ashpra ndaj ministres Haxhiu e ministrit Murati. Pamjet janë të qarta. Situatën dihet kush e filloi. E turpshme kush po e shtrembëron me qëllim të vërtetën. E ulët dhe e turpshme kush po viktimizohet për këtë, kur po i nisin situatat vetë”, shkroi ai.

Sipas tij, grushtet ndaj ministrit Murati, ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministres Haxhiu duhen dënuar ashpër.

Related Articles

Back to top button