Ngjarje

Momenti kur Besnik Bislimi goditet me shuplakë, i bien syzet në tokë

Deputetët e pushtetit dhe opozitës janë rrahur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.

Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bilimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Në videon e më poshtme shihet një moment gjatë përleshjes ku Bislimi goditet shuplakë në fytyrë, ku me pas këtij të fundit i bien syzet në tokë.

Related Articles

Back to top button