Haradinaj: Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa ishin turistë në luftë

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar dy figura të rëndësishme të UÇK-së, atë të Hashim Thaçit dhe të Rrustem Mustafës.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, i ka quajtur Thaçin dhe Mustafën si turistë në luftë. Në intervistën për Tëvë 1, Haradinaj ka theksuar se Mustafa ka luftuar tre jvë në Llap.
“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?” – deklaroi Haradinaj.
“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë.” – shtoi ai.



