Ngjarje

“Ma këpute shpirtin daja jem…”, postimi prekës i familjarit të të riut që vdiq në vetaksidentin e rëndë

Dita e shtunë ishte e kobshme për familjet Mehmeti e Boshnjaku në Podujevë, që humbën tragjikisht më të dashurit e tyre. Në një vetaksident të rëndë që ndodhi në fshatin Sfeqël të Podujevës, shoferi i veturës dhe njëri prej pasagjerëve, Ultrim Mehmeti dhe Qëndrim Boshnjaku, nuk arritën t’i përballojnë plagët dhe ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Për vdekjen e tyre kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët, të cilët janë tronditur nga ky lajm.

Njëri prej tyre, i afërm i të ndjerit Qëndrimit, ka shkruar disa fjalë prekëse në një postim në Facebook, pasi mori lajmin për vdekjen e tij.

“Zoti t’paska dasht aq shumë që të mori afër vetes. Ishallah Zoti t’ka çu në xhenet Daja jem Qëndrim. Ma këpute shpirtin…”, ka shkruar ai.

Related Articles

Back to top button