Kryeministri Albin Kurti viziton policin e plagosur në veri: Operimi i tij kaloi me sukses

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar në QKUK policin Alban Rashiti, pasi kaloi me sukses operacionin për largimin e predhës nga krahërori, raporton Gazeta Online Veriu info.
“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.” – shkruan Kurti.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.
Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.



