Axha i policit të vrarë: Ndjejmë dhimbje e krenari, i ndjeri me gjithë vullnetin ka shkuar me mbrojtë atë tokë

Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Banjskë nga grupe të armatosura serbe, raporton Gazeta Sinjali.
Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.
Për vdekjen e tij, para mediave ka folur axha i tij, Gani Bunjaku i cili tha se përveç dhimbjes që kanë, po ndjenjë edhe krenari, teksa tregoi se Afrimi gjithmonë ka shkuar me vullnet në punë.
“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.
Deklarimi i plotë i tij:



