Vuçiq: Nuk mund ta arsyetojmë vrasjen e policit të Kosovës
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230924_202519_Facebook-780x470.webp)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Serbi, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.
Ai foli për vrasjen e policit Afrim Bunjakut nga terroristët serbë duke shtuar se “nuk mund ta arsyetojnë vrasjen”.
”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”.
Ai tha se janë 22 sulme shpërthyese dhe mbi 40 lëvizje drejtuar serbëve.
“Sonte rreth orës 2h 46m, një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë në veri. të Kosovës, pastaj vjen policia e Kosovës duke tentuar t’i largojë ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt, në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos. Në ora 8:57 u mbyllën vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak. Përleshja vazhdon ende. Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se 4 komuna serbe ishin zona e operacionit antiterrorist. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ta dinë njerëzit. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë edhe pse paralajmërova si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, tha Vuçiq.
Në orët e para të së dielës në një sulm u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një aksion të policisë, pasi sulmuesit u futën në Manastirin e Banjskës, janë vrarë tre sulmues, ndërsa janë arrestuar gjashtë të tjerë. Sipas autoriteteve të Kosovës, të vrarët dhe të arrestuarit janë grup mercenar i organizuar nga Beogradi./Sinjalu