“Ia prenë barkun me foshnjën brenda”, Kurti për homazhe në përvjetorin e masakrës në familjen Deliu
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/09/Albin_Kurti_homazhe-780x470.webp)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka shkuar për homazhe në fshatin Abri të Epërme, me rastin e 25-vjetorit të masakrës ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka ndarë pamje nga atje, teksa kujtoi edhe viktimat e masakrës.
“Malësor ose Malësore. Kështu do ta quante familja Deliu foshnjën që po rritej në barkun e nënës nëpër male. Por Luljeta Deliun e vranë para se të sillte në jetë foshnjën. Para se ta vrisnin, ia prenë barkun me foshnjën brenda. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal, për t’u shpëtuar sulmeve të forcave të Serbisë. Më 26 shtator 1998, këmbësoria e forcave të armatosura serbe hyri në Abri të Epërme dhe masakroi 23 anëtarë të familjes Deliu. Ata i qëlluan në kokë nga afërsia, ua gjymtuan kufomat e disa edhe i dogjën. Mes tyre edhe Luljetën shtatzëne. Atë ditë u masakrua edhe Mihanja, që më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Atë e vranë, në krah me të birin Valmirin, që kishte biberonin e varur në qafë. Më 21 shtator, Miri kishte mbushur dy vjetë”, shkroi Kurti.
Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit
Malësor ose Malësore. Kështu do ta quante familja Deliu foshnjën që po rritej në barkun e nënës nëpër male.Por Luljeta Deliun e vranë para se të sillte në jetë foshnjën. Para se ta vrisnin, ia prenë barkun me foshnjën brenda. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal, për t’u shpëtuar sulmeve të forcave të Serbisë. Më 26 shtator 1998, këmbësoria e forcave të armatosura serbe hyri në Abri të Epërme dhe masakroi 23 anëtarë të familjes Deliu. Ata i qëlluan në kokë nga afërsia, ua gjymtuan kufomat e disa edhe i dogjën. Mes tyre edhe Luljetën shtatzëne.Atë ditë u masakrua edhe Mihanja, që më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Atë e vranë, në krah me të birin Valmirin, që kishte biberonin e varur në qafë. Më 21 shtator, Miri kishte mbushur dy vjetë. E vetmja që u gjetë e gjallë, nën trupin e nënës Lumnije, ishte foshnja gjashtë javëshe, Diturie Deliu. Ajo nuk mbijetoi dhe vdiq më 19 nëntor 1998. Motrat Antigona dhe Mihanja, 14 dhe 16 vjeçare, nuk u gjetën deri më 4 tetor. Para se të masakroheshin, ishin dhunuar.Në përvjetorin e 25-të të masakrës në Abri të Epërme të Drenasit, përkujtojmë 23 martirët e familjes Deliu:Adem Deliu (1965)Ali Deliu (1930)Antigona Deliu (1984) Diturie Deliu (1998)Donjeta Deliu (1991)Fazli Deliu (1904)Gentiana Deliu (1990)Habib Deliu (1943)Hajriz Deliu (1964)Hamide Deliu (1938)Hava Deliu Elshani (1936)Hysen Deliu (1946)Jeton Deliu (1988)Luljeta Deliu (1971)Lumnije Deliu (1969)Menduhije Deliu (1994)Mihane Deliu (1982)Mihane Gashani Deliu (1970)Pajazit Deliu (1929)Sherif Deliu (1931)Valmir Deliu (1996)Zahide Deliu (1967)Zeqir Deliu (1954)Këto janë fakte të pamohueshme të krimeve të kryera të Serbisë, të gjenocidit të Serbisë, për të cilat ende nuk ka të dënuar. Andaj u bëjmë thirrje për angazhim organeve tona të drejtësisë.Në përkujtim të kësaj masakre, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, bëmë homazhe dhe vendosëm lule para përmendores së ngritur në nderim të të vrarëve, ku shkruan: “Gjaku i tyre lot e dhimbje për ne, dritë lirie për atdhe!”Në këtë 25 vjetor, përkujtojmë tre dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj, që ranë në betejën e 26 shtatorit 1998, duke mbrojtur popullatën civile.Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të Abrisë!Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Posted byAlbin Kurtion Tuesday, September 26, 2023
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç.
Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe.
Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.
Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane./Sinjali