Ngjarje

Konfirmohet me dokumente: Armën e tmerrshme ua dha ushtria e Serbisë grupit të Radojçiqit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar dëshmi të reja për ndërlidhjen e Serbisë me terroristët serbë që sulmuan policët të dielën.

Në një postim në Facebook, ai ka publikuar një dokumet që thotë se është vërtetim se Ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit terrorist lansuesin e granatave, i cili u zu nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht.

Related Articles

Back to top button