Ngjarje
Kurti për sulmin terrorist: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230907_223143_Facebook-780x470.webp)
Janë bërë një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Aktin tragjik e ka kujtuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se dhuna ishte e orkestruar nga ana e Serbisë.
“Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti në “X”.