Osmani: Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit, ka partner kriminelin Radojiçiq
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230924_212903_Chrome-736x470.webp)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviqit dhe qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.
”Ai po përdorë narrativëne Millosheviqit”, tha ajo në CNN.
Për këtë presidentja Osmani tha se ka mjaft dëshmi, sikurse pamjet e po ashtu përfshirë edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë, transmeton klankosova.tv.
‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, deklaroi ajo mes tjerash.
Madje shefja e shtetit të Kosovës, u shpreh se vet Milan Radojiçiq, është partneri kryesor Aleksandër Vuçiqit, ndonëse gjendet pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
”Vuçiq po fshihet prapa Milan Radojiçiqit”.