Ngjarje

Presidentja Osmani: S’ka arsye për takim me Vuçiqin, njëherë sanksione ndaj tij – pastaj flasim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë në Granada të Spanjës takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Osmani ka thënë se s’ka arsye për të mbajtur një takim me presidentin serb, duke thënë se fillimisht duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë e Vuçiqit dhe më pas mund të flitet për gjërat e tjera.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar përpara se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiqit. Sanksionet të parat dhe më pas mund të bisedojmë për të tjerat”, ka thënë Osmani.

Related Articles

Back to top button