Vuçiq tenton të viktimizohet nga Granada: Do të dalim nga kriza

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke mbërritur sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, tentoi të viktimizohej, siç vepron zakonisht.
Vuçiq nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj pas mbërritjes në samit, vetëm shkurtimisht duke kaluar në pyetjen se si Serbia do të dalë nga kriza aktuale pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ai tha: “Do të dalim nga kjo krizë”.
Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.
Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit – të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit./Sinjali



