Ngjarje
Moderatori provokon rëndë Rashit Qalajn: Anijen e Radojiçiqit e morën, më nuk mundeni me u shëtitë me Hashim Thaçin” – ja si reagon ai

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ishte mysafir në emisionin Kojshia Show.
Ai në këtë emision foli për gjendjen e sigurisë në vend, si dhe zhvillimet e fundit në veri.
Duke komentuar bastisjet në vilën e Milan Radojçiq si dhe konsifskimet që u bënë nga Policia e Kosovës gjatë këtij aksioni, u tha se pos dokumenteve, janë gjetur edhe incizime të ndryshme.
Moderatori i emisionit, në një moment ka pyetur Qalajn se a kishte njerëz të PDK-së në këto video incizime, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se nuk ka pasur.
Për ta parë përgjigjen e plotë të Qalajt, shikoni emisionin e më poshtëm nga minuta 04:00.



