Kurti i shqetësuar për situatën në Izrael: Qëndrojmë me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot-2023-10-09-at-2.19.25-PM-780x470.png)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës tensionuese në Izrael, pas sulmeve nga militantët e Hamasit.
Kurti nëpërmjet një statusi në Twitter, tha se qëndron me aleatët e Kosovës, duke i kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve.
Kurti ndër të tjerash ka mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit, duke kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
Postimi i plotë:
Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.